Vendimi i Johnson: Shfuqizohen të gjitha masat anti-Covid në Britaninë e Madhe

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaron se do të shfuqizojë plotësisht të masave duke filluar që nga e mëkuara e ardhshme.

Pasaportat e vaksinave së bashku me kërkesën për të mbajtur maska ​​​​nuk do të jenë më në fuqi. Udhëzimi për të punuar nga shtëpia është hequr menjëherë që do të thotë që britanikët mund të kthehen në zyrë nesër. Rregullat e mbetura do të skadojnë më 26 janar që do të thotë se ndryshimet do të fillojnë të enjten në mëngjes.

Konkretisht nga e enjtja në Britaninë e Madhe:

-Do të nxiten të mbajnë maska ​​në vende të mbushura me njerëz, por nuk do të gjobiten për refuzimin e tyre.

-Në të njëjtën kohë, pasaportat e Covid-it do të hiqen, por vende të mëdha mund të zgjedhin t’i përdorin ato nëse dëshirojnë.

-Udhëzimi për të punuar nga shtëpia do të hiqet, me punëtorët që pritet të kthehen në zyrat e tyre.

-Rregulli i vetëm i mbetur do të jetë kërkesa për t’u izoluar për pesë ditë pas testimit pozitiv për Covid, të cilin Johnson gjithashtu dëshiron ta heqë në mars.

Të Fundit