Vdekja e katër turistëve rusë/ Prokuroria e Kavajës nis hetimet për vrasje

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim penal për vdekjen e katër turistëve rusë në hotelin e zonës së Qerrtit.

Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion vepra penale është regjistruar si vrasje. Pas një mbledhje që drejtues të lartë të policisë kriminale kanë zhvilluar në ambientet e prokurorisë së Kavajës, vendosën të regjistrojnë ngjarjen si “vrasje” edhe pse pa autor.

Gjatë ditës, pritet që Mjekësia Ligjore të nxjerrë ekspertizën, që do të zbulojë më shumë mbi vdekjen e turistëve rusë.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës të së premtes, ku katër turistët u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotel “Gloria”, në Qerret.

Ndërkohë detajet e reja të hetimit lidheshin me vendin ku dyshohet se turistët kanë ndërruar jetë.

Shtetasit rusë kanë gjetur vdekjen në ambientet e pishinës dimërore të hotelit dhe jo në sauna siç u raportua më herët.

Viktima mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Të Fundit