Vaksinohet kreu i OBSH: Shpërndajini vaksinat në të gjitha vendet!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Edhe pse ai nuk ka treguar se cilën prej vaksinave ka marrë, Ghebreyesus u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve qëtë  vaksinohen.

Ndër të tjera nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai po ashtu apelon që vaksinat të shpërndahen në të gjitha vendet dhe kërkon nga prodhuesit që të shtojnë kapacitetet e tyre.

“Sot ishte radha ime për t’u vaksinuar në Hôpitaux Universitaires de Genève kundër COVID-19. Vaksinat shpëtojnë jetë. Është thelbësore që t’i dërgoni në të gjitha vendet. Nëse ju si unë jetoni në një vend ku vaksinat janë në dispozicion, ju lutemi vaksinohuni kur të jetë radha juaj.

Për të pasur vaksina për të gjithë ata që kanë nevojë për ata, qeveritë, prodhuesit dhe aktorët e tjerë duhet të angazhohen për aksion dhe për të prodhuar më shumë doza kundër COVID-19“, shkruan Tedros Adhanom Ghebreyesus

Të Fundit