Ukraina vendos: Qytetarët kanë të drejtë të mbajnë armë zjarri

Përballë një situate të tensionuar me Rusinë, Ukraina iu jep qytetarëve të drejtë që të armatosen.

Parlamenti i Ukrainës miratoi këtë të mërkurë një projektligj, i cili u jep leje qytetarëve ukrainas që të mbajnë armë zjarri dhe të veprojnë për vetëmbrojtje.

“Miratimi i këtij ligji është plotësisht në interes të shtetit dhe shoqërisë”, thuhet në një shënim të autorëve të projektligjit, duke shtuar se ligji ishte i nevojshëm për shkak të “kërcënimeve dhe rreziqeve ekzistuese për qytetarët e Ukrainës”.

Pasi komunikoi të hënën njohjen si të pavarura të “Republikave” të Donetskut dhe Luhanskut, Presidenti rus Vladimir Putin, dërgoi në këto zona trupa ushtarake nën argumentin e misionit “paqeruajtës”.

Të Fundit