U vra nga i shoqi, familjari: Ishte me të meta mendore, s’e la për hir të fëmijëve

Daja i Valdete Mamaj, që u vra ditën e djeshme nga bashkëshorti me thikë në një prononcim për mediat është shprehur se i shoqi i 50-vjeçares ishte me të meta mendore, e madje edhe e dhunonte atë.

Ai thotë se i kishin thënë 50-vjeçares që të divorcohej, por ajo nuk kishte pranuar për hir të dy fëmijëve, vajzës 25-vjeçare dhe djalit 21 vjeç.

“Ai në fakt ka qenë me të meta mendore. Këtu e ruante qetësinë, këtu kalonte. Meqë këta kishin 2 fëmijë, një djalë një vajzë, nuk u divorcuan. I kemi thënë vajzës, po vetëm nga fëmijët vajza nuk ka pranuar. Ajo mbante familjen, por edhe ai punonte… ka qenë një çik nga mendja. Problematik nga mendja. Ushtronte dhunë ndaj mbesës, herë pas herë, por të rralla. Po nuk e prinim të arrinte në këtë ekstrem. Nuk e ka denoncuar për hatër të fëmijëve dhe faji i asaj aty mbetet. Ankohej te kushërirat e saj të para. Ato u thonin lëre, ajo thoshte nuk e le se kam fëmijë, vajzën 25 vjeçe, djalin 21 vjeç. Para se ta vriste, iku djali në Gjermani, ndërsa vajza ishte në Gjermani”, tha ai.

Mamaj e ka qëlluar të shoqen me thikë, e mandej i ka thënë policisë se gruaja ka vrarë veten. Pas kësaj telefonate, policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka mbledhur prova dhe ka kryer autopsinë në trupin e të ndjerës dhe ka zbuluar të vërtetën.

Të Fundit