U vra në krye të detyrës, nisin homazhet në nder të oficerit Saimir Hoxha

Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të oficerit të policisë së rënë në krye të detyrës, Saimir Hoxha. Sikurse shihet nga pamjet të pranishëm janë familjarë dhe dhjetëra policë për t’i dhënë lamtumirën kolegut të tyre.

Nderimet për 44-vjeçarin Hoxha pritet që të zgjasin deri në orën 15:00.

Oficeri Saimir Hoxha, 44 vjeç, u vra të martën pasi u qëllua me dy plumba, një në zemër dhe një në qafë, nga Aldi Rama. Ky i fundit u arratis për disa orë, por kur pa që u rrethua tentoi të vetëvritej. Për pasojë mori plagë të rënda në kokë dhe u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se oficeri Saimir Hoxha do të shpallet “Dëshmor i atdheut”.

Të Fundit