U përfshi nga flakët, shpronësohet godina e Sarajeve të Toptanëve, pronësia i kalon bashkisë

Është shpronësuar godina e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë.

Monumenti i kulturës që u përfshi nga zjarri disa ditë më parë i ka kaluar tanimë Bashkisë.

Vendimi është botuar sot në fletoren zyrtare. Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministres Elva Margariti godina shekullore, pritet të kthehet në një pikë atraksioni turistik etno-kulturor për vizitorët.

Në fletoren zyrtare thuhet se “Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme,

pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016,“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000,“Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”,

për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore, Tirana Veri, me shkresën nr. 482/5 prot., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.

Vleratotale paraprake e shpronësimit është505 843 802.6 (pesëqind e pesë milionë e tetëqind e dyzete tre mijë e tetëqind e dy pikëgjashtë) lekë”.

Të Fundit