U hodh nga pallati me fëmijën, Urdhri i Farmacistëve publikon foton e 34-vjeçares

Është bërë publike fotoja e 34-vjeçares, e cila ditën e djeshme u hodh nga sheshpushimi i katit të 5-të të një pallati në lagjen “Pavarësia2”, në Vlorë.

Pamela Mërtiri ndërmori aktin ekstrem, duke u vetëflijuar bashkë me djalin e saj 1 vjeç. Ka qenë Urdhri i Farmacistëve në Shqipëri, ai që ka bërë publike foton e të ndjerës dhe tregon se 34-vjeçarja punonte në Tiranë në biznesin e saj.

Mësohet se Mërtiri ishte diplomuar në vitin 2011 dhe prej vitit 2014 ajo drejtonte subjektin e saj farmaceutik.

“Komuniteti i farmacistëve dhe mbarë opinioni publik u trondit sot nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e koleges sonë Pamela Mërtiri dhe djalit të saj.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tyre, për këtë ikje të parakohshme.

Kush ishte Pamela Mërtiri, për të gjithë ata që nuk patën fatin ta njihnin.

Pamela lindi më 30.03.1987 në qytetin e Vlorës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet e larta, dega Farmaci, pranë Universitetit Kristal, ku u diplomua në vitin 2011. Pamela jetonte dhe ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Tiranës. Prej vitit 2014 ajo drejtonte subjektin e saj farmaceutik, farmacinë Mela Pharma në qytetin e Tiranës.

Ndarja nga jeta e koleges tonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të”-shkruhet në postimin e bërë nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë.

Të Fundit