U helmuan 60 nxënës në Postribë, zbulohet shkaku.

Zbardhet shkaku i helmimit të nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Postribë të Shkodrës.

Pasi iu nënshtruan analizave, rezultoi se nxënësit janë helmuar nga bakteri i salmonelës, e cila ka qenë prezentë tek ushqimet që ata kanë konsumuar.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Kujtojmë se 5 ditë më parë 60 nxënës të shkollës në Postribë u paraqitën me urgjencë në spitalin e Shkodrës me shenja helmimi, pasi ishin me të vjella. Mësohet se ata kishin konsumuar ushqim në një fast-food pranë shkollës së tyre.

Të Fundit