U fut në det për të peshkuar, zhduket peshkatari 32-vjeçar në Durrës.

Zhduket një peshkatar në Durrës.

Policia bën me dije se 32-vjeçari me iniciale S.P ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme, pasi u fut në det për të peshkuar.

“Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin  e policisë.

Të Fundit