U dhunua, u lidh dhe u hodh në rezervuar, detajet e rënda nga vrasja e 25-vjeçarit në Korçë. – Stop
Lajme, Të Gjitha

U dhunua, u lidh dhe u hodh në rezervuar, detajet e rënda nga vrasja e 25-vjeçarit në Korçë.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit 25-vjeçari Fridman Xhaferraj.

Mësohet se policia po heton në dy pista, ku kryesorja është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por që nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Viktima është gjetur i lidhur nga duart, në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit. Në bazë të informacioneve, ai njihej si person problematik nga Policia e Fierit dhe e Lushnjes, si përdorues i lëndëve narkotike.

Në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune në trup e kokë, çka dëshmonte se i riu para se të hidhej në ujërat e rezervuarit të Gjençit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *