Turqia ndalon hyrjen e avionëve, Ministria e Shëndetësisë Turke: Numri i shtretërve në spitalet turke është zënë në masën 79.8 përqind.

Teksa dhjetëra qindra shqiptarë shkojnë në Turqi për kurim pasi infektohen nga koronavirusi, autoritetet turke kanë vendosur pezullimin e pranimit të pacientëve të huaj me Covid.

Ministria e Shëndetësisë turke thotë se pezullon pranimin e avionëve privatë që transportojnë të sëmurët. Vendimi vjen pas numri i shtretërve në spitalet turke është zënë në masën 79.8 përqind.

Përkundër kësaj, gazeta turke “Sözcü”, shkruan se ndërsa qytetarët turq nuk gjejnë vende në spital, pacientë me covid shkojnë nga jashtë me avionë-ambulancë çdo ditë. Rreth 20 mijë dollarë është shuma që pacientëve nga vende të ndryshme paguajnë në spitalet turke. Vendimi i Ministrisë turke të Shëndetësisë u është komunikuar kompanive përkatëse të linjave ajrore të premten në mbrëmjen.

Të Fundit