Transporti publik, policia zbulon shoferë pa patentë dhe të dehur në timon – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Transporti publik, policia zbulon shoferë pa patentë dhe të dehur në timon

Transporti me autobus për të lëvizur brenda dhe jashtë qytetit konsiderohet një nga mjetet më të sigurta për të qarkulluar. Por në fakt një kontroll i fundit i Policisë në Tiranë tregon se linjat e autobusëve kanë probleme të mëdha me sigurinë e transportit.

Policia thotë se gjatë një kontrolli për të parandaluar aksidentet dhe disiplinimin e transportit, 12 shoferë autobusësh rezultuan pa patentë ose që u kishte përfunduar afati.

Kurse 14 shoferë autobusësh janë gjobitur për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 rezultuan se ishin në gjendje të dehur.

 Nga ana tjetër, policia thotë se 21 autobusë të transportit qytetas dhe ndërqytetas ishin të pa siguruar ndërsa 22 të tjerë kishin probleme teknike si dhe nuk kishin kryer kontrollin teknik.Gjatë kontrollit 60 autobusë për transport pasagjerësh ishin mbi kapacitetin e lejuar. Nga kontrolli gjithashtu janë zbuluar shkelje dhe në mos zbatimin e itinerarit dhe mos respektimin e stacioneve të miratuara nga organet përkatëse.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *