Tjetër skandal, pas pagave del edhe databaza me targat e makinave

Tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë! Pas publikimit të listës së pagave dhe numrave të ID, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave të shqiptarëve.

Në databazë listohen targat bashkë me emrin e personit të cili i përket automjeti.

Databaza është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre.

Prej dy ditësh në rrjetet e komunikimit online kanë qarkulluar dy databaza të tjera. Njëra prej tyre përmban listën e pagave të shqiptarëve për muajin Janar 2021, ndërsa tjetra i përket muajit Prill. Kjo e fundit krahas pagave, zbulon edhe numrat e celularëve të qytetarëve.

Prokuroria ka nisur hetimet duke zbarkuar në disa institucione që kanë akses në këto databaza.

Të Fundit