Tirane/Mjeku i familjes i con pacientet per analiza ne laboratorin e tij privat – Stop-26 Tetor 2020 – Stop
KAMERA E FSHEHTE, Të Gjitha

Tirane/Mjeku i familjes i con pacientet per analiza ne laboratorin e tij privat – Stop-26 Tetor 2020

Pak ditë më parë transmetuam rastin e mjekes hematologe në Fier, Merita Alimadhi, e cila i drejtonte pacientët në klinikën e saj private, për t’u shërbyer me para në dorë. Pas këtij transmetimi, në redaksinë tonë erdhën denoncime për mjekun e familjes Sinan Manjani, i cili punon në Qendrën Shëndetsore nr. 10. Ai i viziton pacientët në punën e shtetit dhe i drejton për analiza në klinikën e tij private “Neo Lab”.Në këtë mënyrë pacientët në vend që t’i bëjnë analizat falas, paguajnë 36 mijë lekë të vjetra në laboratorin e mjekut Sinan Manjani. Dritan Trepce, Zv. President Urdhrit të Mjekut shprehet, se mjeku ka thyer disiplinën, pasi nuk mund të cojë pacientët nga shteti në privat, për fitime personale. Ai thotë, se për këto raste masat janë nga vërejtje, gjobë 1 milionë lekë e deri në 3 vjet heqje të licensës profesionale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *