Tifozët shkaktuan dëme në “Air Albania”, Disiplina gjobit Tiranën dhe Partizanin – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Tifozët shkaktuan dëme në “Air Albania”, Disiplina gjobit Tiranën dhe Partizanin

Përtej spektaklit derbi i kryeqytetit shfaqi dhe anën e errët, afro 300 stola të thyer, një situatë e përsëritur në stadiumin “Air Albania”. Komisioni i Disiplinës është mjaftuar vetëm me gjobë dhe dëmshpërblim të dëmeve. Edhe ketë herë nuk munguan gjobat për disa klube të tjera të Abissnet Superiore:

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet e shkaktuara në stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.

2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet te dëmshpërbleje demet e shkaktuara ne stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.

3. KF Laci, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë.

7. K.S Kastrioti, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *