Tërmeti i dëmtoi banesën dhe i nxorri në rrugë, bashkia i “detyron” të rrezikojnë jetën

Në Ponçarë të Bilishtit, dy familje janë rikthyer të jetojnë në banesën, që ua shembi tërmeti i vitit 2019. Për dy vjet u trajtuan me bonus qiraje, por këtë vit Bashkia Devoll, ua ndërpreu bonusin dhe i la të rikthehen në banesën, që është e nivelit më të rëndë të dëmtimit. Instituti i Ndërtimit e ka shpallur të pabanueshme dhe u kërkon organeve, që të ndërtojnë një shtëpi të re për 10 pjesëtarët e dy familjeve.Denoncuesi, Resul Ocka, tregon, se bashkia u ka fshehur akt-ekspertizën e thelluar të Institutit të Ndërtimit, që më në fund e tërhoqën vetë pranë këtij institucioni.Bashkia pretendon, se nuk e ka shkresën e dëmtimit, ndërsa emergjencat e kanë cuar që në qershor.Në fund bashkia na nis një përgjigje, se nuk i ka kapacitetet e duhura për rindërtim dhe sapo t’i ketë, do nisë nga puna.Ndërkohë, Instituti i Ndërtimit na informon se, që në vitin 2020 i ka nisur akt ekspertizën e thelluar për këtë banesë Bashkisë Devoll, ndryshe nga sa tha zyrtari i kësaj bashkie.

Të Fundit