Tentojnë të kalojnë lumin, 4 turistë hungarezë mbeten në mes të ujit në Maliq,nxirren nga zjarrfikësit dhe policia – Stop
Lajme, Të Gjitha

Tentojnë të kalojnë lumin, 4 turistë hungarezë mbeten në mes të ujit në Maliq,nxirren nga zjarrfikësit dhe policia

KORÇË
Tre turistë tentojnë të kalojnë lumin Devoll, rrezikojnë jetën mbeten në mes të ujit në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Plovish ku 4 turistë hungarezë kanë tentuar të kalojnë lumin e rrëmbyer.

Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë hyrë mes përmes lumit me mjetin e tyre, por për shkak të thellësisë janë bllokuar brenda.

Kanë qenë zjarrfikësit e Maliqit ata që ka bërë të mundur nxjerrjen e turistëve pa pësuar lëndime.

Në këtë zonë kanë qenë 4 mjete. Të parët që kanë tentuar të futen në lumin Devoll qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra duke u rrezikuar jetën.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë ndërsa kanë çuar në vendin e ngjarjes edhe zjarrfikësen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *