Tenderi i uniformave të policisë, 8 zyrtarë të arrestuar, abuzime me tenderin 23 mln euro – Stop
Lajme, Të Gjitha

Tenderi i uniformave të policisë, 8 zyrtarë të arrestuar, abuzime me tenderin 23 mln euro

TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga aksioni në zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe banesat e zyrtarëve të kësa ministrie.Deri më tani janë arrestuar tetë zyrtarë, ndërsa një është në “arrest shtëpie”.

Mes të dyshuarve është edhe drejtoresha e blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari. Siç raportohet për “BalkanWeb”, bëhet fjalë për tenderin e uniformave që kap vlerën e rreth 23 milionë eurove, me të cilin dyshohet se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë abuzuar.

Deri më tani, policia ka ushtruar kontrolle, me vendim të gjykatës, në banesat e shtetasve Edlira Naqellari, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani,Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, përkatësisht nga Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *