Të shtënat me armë në Radhimë/Turisti norvegjez rrëfen ngjarjen:Të gjithë vrapuan

Të tjera detaje janë bërë të ditura rreth të shtënave më armë zjarri të ndodhur sot në Radhimë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 pranë bregdetit duke tronditur edhe pushuesit e zonës.

Dëshitarët e ngjarjes kanë treguar për medita atë çfarë ka ndodhur dhe thanë se nuk kishin parë njerëz të lënduar.
Një turist norvegjez, i cili bashkë me familjen e tij kanë zgjedhur Radhimën për të pushuar, ka qenë dëshmitar i ngjarjes.

I pyetur nga Klan News, ai ka thënë se në momentin që janë dëgjuar krismat të gjithë kanë vrapuar teksa ka treguar dhe ndjesitë e tij.

“Ne dëgjuam 2-3 të shtëna dhe të gjithë vrapuam. Nuk e di nëse dikush është lënduar sepse nuk pamë asgjë. Kishte frikë, jam me familjen këtu”,-tha turisti norvegjez.

Po ashtu, pushuesit shqiptarë të gjendur në këtë plazh në momentin e ngjarjes kanë treguar më shumë detaje për Klan News.

“Shumë të shtëna janë dëgjuar, mbi 5-6 herë. Njerëzit u larguan dhe ikën me vrap. Unë kisha vajzën dhe djalin dhe ikëm me vrap, kurse të tjerët u fshehën këtu pas lokalit. Unë deri këtu nuk dëgjova gjë se a pati persona të lënduar. Në atë moment kishte shumë njerëz në plazh”,-tregoi një tjetër.

“Jemi të frikësuar, nuk rri më këtu. I them burrit, hajde se dua të iki në shtëpi”,-tha turistja.

 

 

Të Fundit