Të rinjtë braktisin shkollën, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk u arsimuan në vitin 2020

Braktisja e shkollës nga të rinjtë është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Sipas të dhënave për vitin që lamë pas, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk kanë marrë arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm. Midis tyre, 2.293 janë vajza dhe 8.751 janë djem. Por cilat janë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni?

“Një faktor është vajza shihet si një barrë për familjen një faktor tjerë janë martesat e hershme… djali konsiderohet si forcë pune në familje”, shprehet Linda Pino, koordinatore Kombëtare e Koalicionit për Arsimin.

Largimi i të rinjve dhe familjeve është një tjetër faktor që ka ndikuar në numrin e lartë të braktisjes së arsimit. Në zonat rurale ky fenomen është më i prekshëm për shkak edhe të kushteve ekonomike.

Në fshatin Polis të Librazhdit. Në rrugëtimin tonë ne u njohëm ne Anisën, nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme. Dëshira e saj është që të vazhdojë shkollën e lartë, por kushtet ekonomike nuk ia mundësojnë këtë gjë.

“Varet nga kushtet ekonomike…doktoratura e kam pasur pasion gjithmonë edhe shpresoj që një ditë do ta arrij…më shumë vëllai që punon në emigrim…25 …ka bërë gjimnazin apo shkollë të lartë? Jo, është detyruar ta lërë”, tregon Anisa.

Një tjetër udhëtar, tregon se fëmijët e tij, janë detyruar të ndërpresin shkollën dhe të emigrojnë./Euronews albania

Të Fundit