Te moshuarit nuk udhetojne dot/ I vaksinojne me Pfizer, ne sistem i shkruajne Sinovac

Fatmira dhe Xhemal Hajredini, janë dy bashkëshortë nga Shkodra, të cilët në 30 gusht u drejtuan në Qendrën Shëndetsore nr 2, për të bërë vaksinën Pfizer dhe në 20 shtator bënë edhe dozën e dytë me infermieren Valdete Pashaj. Disa ditë më vonë shkuan te “Adisa”, për të tërhequr certifikatën e vaksinimit, pasi donin të shkonin te djali në Gjermani. Fatmira ishte në rregull, por i shoqi, Xhemali, rezultonte në sistem, se kishte bërë vetëm dozën e parë në 16 prill Sinovac.Në këtë pikë Fatmira dhe Xhemali shkuan në Qendrën Shëndetsore nr. 2 dhe i thanë infermieres Valdete Pashaj ta zgjidhte problemin e krijuar. Por deri tani nuk është bërë asgjë.Pas qytetarëve të interesuar, në qendrën shëndetsore shkon gazetarja e “Stop”. Infermierja Pashaj thotë, se është në rregull dhe në formularët e saj të Komunikimit, provohet, se dy bashkëshortët Hajredini kanë bërë dy dozat e vaksinës Phizer.

Për problemin e bashkëshrtëve Fatmira dhe Xhemal Hajredini për gabimin në certifikatën e vaksinimit, i drejtohemi kryeinfermieres Valbona Bizi.Ajo thotë, se se sapo ka marrë të dhënat e dy bashkëshortëve, ka tentuar t’i fusë në sistem, por i ka dalë ngatërresa, që zotëria rezulton me pfizer një dozë në prill. Për rastin në fjalë iu drejtuam Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Kujdesit Shëndetsor në Shkodër.Specialistja Mimoza Lapi, shprehet, se pas ankesës, i janë drejtuar AKSH-it me një shkresë me të dhënat e personit dhe problemi u zgjidh.

Të Fundit