Taulant Balla: Propozojmë mbledhje fizike, deputetët me pasaportë vaksinimi

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se do i propozojnë konferencës së kryetarëve që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen fizikisht në sallë, por duke ruajtur distancat, në kundër të masave anti covid.

Balla tha gjithashtu se deputetëve do i kërkohet certifikata e vaksinimin apo test negative anticovid.

Do i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit. Edhe në parlamentin italian nuk merr pjesë në mbledhje komisioni pa bërë vaksinën. Koha e fituar gjatë kësaj jave, ishte një kohë për shkak se agjenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e Partisë Demokratike. Hallet deri në shtëpi, i shtyjnë që të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e mbledhjeve të komisioneve online do të vijojë, për aq kohë sa bëhet fjalë për çështje që nuk janë të rëndësie të veçantë, por për çështje me debat të zgjeruar, kjo do të vazhdojë. Do i bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, se kjo çështje është e qartë.

Më tej Balla vijoi deklaratën: “I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk kanë ushtruar atë detyrim që kanë për të kryer detyrimin që kanë qytetarët e përgjegjshëm për t’u vaksinuar me dy doza. E prej javës tjetër, konferenca e kryetarëve do i japi dritën jeshile kalimit të një mënyre tradicionale zhvillimit të komisionit. Nga çfarë është diskutuar, kemi rënë dakord, në kuptimin e atij komunikimi që pjesëmarrja duhet të jetë me certifikate vaksinimi, ka raste kur mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin, por duhet të jesh i pajisur me një test PCR, rregull ky normal kur udhëton me avion dhe udhëton në një vend të Evropës. Do i lutesha opozitës të mos harxhojnë kohë me këtë çështje dhe të vijojnë punën normale. Jam informuar në rastin e tre komisioneve që ka kërkesa nga opozita, nga përfaqësues të këshillit të ministrave”.

Prej disa ditësh janë regjistruar debate në Komisionet Parlamentare mes maxhorancës dhe opozitës. Opozita kërkon që mbledhjet të zhvillohen fizikisht.

Të Fundit