Taulant Balla: Brenda datës 24 maj do kemi Presidentin e ri – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Taulant Balla: Brenda datës 24 maj do kemi Presidentin e ri

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një dalje për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

Balla ka thënë se procedura për zgjedhjen e presidentit të ri merr 5 raunde dhe do ti lihet koha e nevojshme.

Më tej ai është shprehur se brenda 24 majit do kemi presidentin e ri.

“Neni 88 i Kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i zgjedhjes së presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se sa 60 ditë nga data e përfundimit. Pra jo më vonë se 24 maji. Kuvendi ka ende kohë në dispozicion dhe pak ditë deri sa të fillojë procedurat. Procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës merr 5 raunde në Kuvend. në 2017 Pres i Republikës është zgjedhur më 27 prill sepse procesi përkonte me mbarimin e mandatit të Kuvendit. Në rastin tonë, procesi duhet të përfundojë më 24 maj dhe brenda datës 24 maj që është dhe një ditë, që ka pasur një kontekst të caktuar historik, ne do të kemi dhe presidentin e ri të Republikës, ose Presidenten e re të Republikës.
Edhe sot në konferencën e radhës së kryetarëve nuk do kemi një kalendar për këtë çështje. Kalendari do të miratohet në një mbledhjet pasardhëse. Ky proces ka një kalendar të posaçëm”, tha Balla.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *