‘Tapë’ në timon! Testi i alkoolit e nxori zbuluar, arrestohet shoferi i autobusit

Arrestohet shoferi i linjës së Institutit në Tiranë. Shoferi 62-vjeçar, me inicialet N.K, u kap nga efektivët e policisë në rrugën ‘Dritan Hoxha’ duke drejtuar urbanin e linjës së Institutit Bujqësor, në gjendje të dehur, e duke rrezikuar jetën e pasagjerëve.

Shoferi iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili e nxori zbuluar, e më pas u procedua me arrestimin e tij.

“Gjatë kryerjes se veprimeve policore, për verifikimin e nivelit te alkoolit, drejtuesi i autobusit i identifikuar me iniciale N. K, 62 vjeç, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, konkretisht testi i parë 0.342 mg/l, testi i dytë 0.549 mg/l.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo nuk është hera e parë që shoferi është ndaluar nga policia. Ai është arrestuar edhe në vitin 2019 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Alkooli është një nga shkaqet e aksidenteve. Brenda një jave në Tiranë janë aksidentuar tre urbanë të linjave të ndryshme, për shkaqe të ndryshme.

Nëse shoferi i linjës së Institutit nuk do ishte kapur nga policia, mund të ishte shkak i një aksidenti të mundshëm.

Të Fundit