Sulmi kibernetik, Rama: Agresion i organizuar, dyshohet për dy shtete

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat ka folur për sulmin kibrenetik ndaj platformave të qeverisë. Rama tha se nuk bëhet fjalë për hakera të zakonshëm ndërsa theksoi se është agresion i organizuar nga një shtet.

“Kemi punuar ose më saktë skuadra e AKSHI ka punuar natë dhe ditë, ditë dhe natë. Do të kemi një konferencë të përbashkët kur gjithçka të ketë përfunduar dhe skuadra nga SHBA të mos ketë më nevoje të qëndrojë në tryezë. Së pari sulmi nuk është një sulm nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej prej dy shteteve të dyshuara. Kjo është pjesa më delikate. Roli i disa burimeve të informacionit ka qenë destruktiv dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacionit”-tha Rama.

Të Fundit