Sulmi kibernetik, qeveria: Rikthehen disa nga sherbimet online

Qeveria dekalon se AKSHI po vijon punën prej 96 orësh papushim kundër sulmit kibernetikë për shkak të të cilit u pezulluan sistemet e shërbimeve online në vendin tonë.

Sipas njoftimit të qeverisë faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.

Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

Ndëkrohë, po punohet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.

Të Fundit