Sulmet në Ukrainë, Rama shpërndan mesazhin e Papës: Luftërat janë çmenduri

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” një shprehje të Papa Fraçeskut.

 “Luftërat janë përherë një çmenduri: në luftë humbet gjithçka, në paqe fitohet gjithçka”, thuhet në citimin e Papës, të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë këtë thënie të Papës në kohën kur luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e katërt. Mëngjesin e sotëm trupat ruse u futën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Të Fundit