Studimi: Omicron prek fytin dhe jo mushkëritë, më infektues e më pak vdekjeprurës

Shpërthimi aktual i infeksioneve, i nxitur nga varianti Omicron i Covid, ka bërë që Evropa të tejkalojë njëqind milionë raste që nga zbulimi i koronavirusit në dhjetor 2019, sipas një raporti nga AFP. Në shtatë ditët e fundit, Evropa ka numëruar mbi 4.9 milionë infeksione, një rritje prej 59% krahasuar me javën e kaluar.

Duke përjashtuar mikroshtetet, dhjetë vendet me incidencën më të lartë të rasteve në botë për 100 mijë banorë janë të gjitha në Evropë, duke filluar nga Danimarka (2,045), Qiproja (1,969) dhe Irlanda (1,964). Në total, 100,074,753 infeksionet e zbuluara në të gjithë rajonin evropian (52 vende dhe territore që variojnë nga bregu i Atlantikut deri në Azerbajxhan dhe Rusi) përfaqësojnë më shumë se një të tretën e rasteve të zbuluara në botë që nga fillimi i pandemisë.

Gjashtë studime konfirmojnë: Omicron prek fytin dhe është më pak vdekjeprurës Ndërkohë, një numër në rritje provash tregojnë se varianti Omicron i Covid-it ka më shumë gjasa të infektojë fytin sesa mushkëritë, gjë që shkencëtarët thonë se mund të shpjegojë pse duket të jetë më shumë infektues, por më pak vdekjeprurës në krahasim me versionet e tjera të virusit. Gjashtë studime të ndryshme, katër të publikuara që nga pragu i Krishtlindjes, kanë konfirmuar se Omicron nuk i dëmton mushkëritë e njerëzve aq shumë sa varianti Delta dhe variantet e tjera të mëparshme të koronavirusit. Studimet ende nuk janë rishikuar nga shkencëtarë të tjerë.

Të Fundit