Stop-Zhvati miliona lekë, Gjykata e Apelit ul dënimin për ‘stomatologen mashtruese’. – Stop
Të Gjitha

Stop-Zhvati miliona lekë, Gjykata e Apelit ul dënimin për ‘stomatologen mashtruese’.

Gjykata e Apelit në Durrës ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg ish-stomatologen Olesia Duka.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Izet Dusha,Anita Mici dhe Arben Vrioni vendosi të ulë dënimin me 10 vite burg që dha Gjykata e Shkallës së parë. Megjithatë Duka avokati i Dukës do ta cojë vendimn në gjykatën e Lartë ku shpreson ta ulë sërish masën e dënimit.

Olesia Duka akuzohet se ka mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë rreth 3 milionë euro. Ajo i mashtronte qytetarët duke i marrë para dhe i premtuar se do ua kthente me një përqindje më të lartë, pasi biznesi i saj, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, ajo me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Prokuroria sqaron se ajo prezantohej si një biznesmene shumë e suksesshme, administratore e subjektit “Shëndeti” shpk dhe person që ka lidhje të forta politike. Ajo pretendonte se kishte në pronësi disa klinika dentare dhe se i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh. Për t’u dukur si një biznesmene me status, Duka mbante të punësuar dhe dy shoferë.

Për të kryer skemën e saj mashtruese Duka, kishte aktivizuar një rrjet informimi me anë të medias, rrejteve sociale dhe reklamave nëpër Tiranë. Aktiviteti i saj kriminal ka zgjatur gjatë periudhës 2015-2017.

Në fillim të procesit në Gjykatën e Shkallës së Parë Duka pranoi gjykimin e shkurtuar duke përfituar ulje dënimi me 1/3. Ajo ndodhet në burg prej 28 Shkurtit të vitit 2018

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *