Stop -Vaqarr/ Udhetonte me femijet e mbesat, gjobitet per transport kopshti..?! (13 janar 2020)

Një qytetar nga Korca tregon në “Stop”, se është ndaluar nga policia, e cila i ka kërkuar sediljen e posacme për fëmijët. Ai thotë, se fëmijën e ka 12 vjec dhe shumë të shëndoshë për këtë lloj sedilje.Por policia e ka gjobitur dhe në gjobë thuhet, se ka kundërshtuar forcat e policisë.Denoncimi i radhës për një problem të ngjashëm vjen nga Rigels Ymeri, një banor i Vaqarrit, i cili tregon, se janë 12 veta në familje dhe para 3 muajsh ka marrë një makinë 7 vendëshe. Një të shtunë e ndalojnë dy policë dhe i vendosin një gjobë 400 mijë lekë për komision me argumentin, se con fëmijë për transport në kopsht. Rigelsi thotë, se në makinë ka patur tre vajzat e motrës dhe djalin e tij, asnjëri në moshë kopshti. Tek OASH Tiranë, thonë, se nuk janë të autorizuar të japin shpjegime për median. Por gjoba është vënë dhe ai nuk ka paraqitur dokumentat. Sa për faktin ,që është e shtunë, zyrtarët mendojnë, se ka kopshte, që rrinë hapur edhe të shtunën.

Të Fundit