Stop – Tirane/S’paguan qirane e prillit, qiradhenesi mban peng sendet e studenteve! (21 maj 2020)

4 studente tregojnë, se kishin marrë një banesë me qira në Tiranë deri në qershor të 2020-ës te shtetasja Dafina Bregu. Për shkak të pandemisë dhe izolimit nuk paguan dot muajin prill, duke marrë shkas edhe nga deklarata e kryeministrit Rama. Por zonja e shtëpisë ndërroi bravën e shtëpisë, duke mbajtur peng edhe sendet e vajzave.Ato e denoncuan rastin në Komisariatin nr. 4, por asgjë nuk u zgjidh.Gazetarja e emisionit Stop tentoi të gjejë gjuhën me djalin e shtëpisë Flori Bregu, por kjo tentativë rezultoi një mision i pamundur.Në këto kushte iu drejtuam edhe ne komisariatit numër 4, i cili u vu menjëherë në lëvizje dhe thirri palët në konflikt, duke detyruar familjen Bregu të hapë derën e të kthejë sendet e studenteve, pas dy muajsh sorollatje.

Të Fundit