Stop-Tiranë/ Kryen studimet jashte si ekselente, nuk i kthejne pergjigje per pune.(28.05.2019)


Kryeministri Rama dhe ministrja e shëndetësisë Manastirliu lancuan sot platformën e rë “Mjekë për Shqipërinë”.Por “Stop” sjell denoncimin e shtetases Rajmonda Rapaj, e cila tregon gjithë burokracitë, që po has e bija, për një punë.Vajza e Rajmondës ka përfunduar studimet në nivelin ekselent jashtë vendit dhe vendosi të kthehej në Shqipëri.Në Universitetin e Mjekësisë kishte 4 vende pune si laborantë dhe Rajmonda tregon, se vajza bëri aplikimin.Por pas shumë ditësh asnjë përgjigje nga zyra e protokollit.Gjithcka i thonë, është, se duhet të mblidhet një komision, për të cilin, nuk ka asnjë afat.Gazetarja e “Stop” mori takim edhe me sekretaren e dekanit, në mungesë të këtij të fundit dhe një ditë pas këtij takimi, burimet njerëzore nisën përgjigje, se ka nisur shqyrtimi i dosjeve…?!

Të Fundit