Stop – “Stop” solidarizohet me banoret e prekur nga termeti! (4 dhjetor 2019) – Stop
HUMANIZEM

Stop – “Stop” solidarizohet me banoret e prekur nga termeti! (4 dhjetor 2019)


Dy të moshuar në fshatin Rad, njësia Manëz në Lalz, Besim dhe Bajame Gjergji, prej datës 26 nëntor janë në qiell të hapur, pasi shtëpia e tyre ka pësuar dëme të konsiderueshme dhe ata kanë frikë të futen. Askush nuk i ka parë as ata vetë dhe as banesën, ndaj kërkojnë një cadër, për të futur kokën. Gazetarja e “Stop” i drejtohet Njësisë Adminstrative Manëz dhe pas komunikimit me administratorin, u con cadrën Besimit dhe Bajames.Nismës së Emisionit “Stop” për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i është bashkuar edhe artisti i njohur Ardian Bujupi, i cili ndihmoi me para familjet, e akomoduara në zonën e Unazës së Re, tek “Egi Center”.Ai thotë, se ka ardhur nga Gjermania bashkë me shokët e tij, për t’u solidarizuar me të prekurit nga fatkeqësia.Gazetarja e “Stop” ka shkuar në fshatin Papër të Elbasanit, pasi shkolla “Fiqiri Baltëza” ka vendosur të dhurojë ndihma për ata, që sot kanë më shumë nevojë.Ndihmat e mbledhura ua dërguam të strehuarve në “Egi Centër” në Tiranë dhe të moshuarve Besim dhe Bajame Gjergji në fshatin Rad.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *