Stop – Stop dhe Flamur Dajci sistemojne te prekurit nga termeti! (2 dhjetor 2019)

Prokuroria e Tiranës dhe e Durrësit kanë nisur hetimet për ndërtime pa leje dhe abuzime me to, pas tërmetit të 26 nëntorit, që i mori jetën 51 personave.Presidenti Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombtare për të diskutuar masat për situatën.Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit ishin të shumta. Një pjesë e atyre, që mbetën të pastrehë, gjetën strehim nga institucionet shtetërore, por shumë të tjetër iu drejtuan emisionit “Stop”.Qytetarë nga Durrësi, Laci, Mamurrasi, Zallbastari, Preza e Tirana tregojnë tronditjen psikologjike, që kanë pësuar. Pasi bënë apel për një banesë, ku të fusin kokën, erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i qytetarit Flamur Dajci, i cili liroi ndërtesën 5 katëshe, me 80 dhoma, për 300 familjarë.Flamuri tregon, se për ushqime e nevoja bazike e kanë ndihmuar shumë qytetarë, Aleanca për teatrin dhe “Fundjava Ndryshe”, që coi një kamion të madh me batanije, ndihma e ushqime.Një grup kuzhinierësh kanë ofruar me fondet e veta 1 mijë pjata në drekë dhe darkë dhe thonë, se do ta bëjnë këtë, përsa kohë të ketë nevojë.

Të Fundit