Stop – Sporti shqiptar-foleja e abuzimeve financiare te drejtuesve! (08 janar 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Sporti shqiptar-foleja e abuzimeve financiare te drejtuesve! (08 janar 2020)

Stop sjell një historik të sportit shqiptar që nga viti 1945 e deri më sot. Pas rënies së komunizmit, në vitin 1990 lindi dhe sporti më i ri, ai i shpenzimeve.Kur Shqipëria ka marrë pjesë në Lojrat Olimpike Ndërkombtare, që nga viti 1992, ajo që bie në sy, është se përfaqësuesja jonë është e mbushur me staf mbështetës, që janë në raport të zhdrejtë me vetë sportistët.Në këtë mënyrë funksionon edhe Komiteti Olimpik Shqiptar.Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, sjell me fakte e dokumenta shpërdorimin dhe abuzimin e konsiderueshëm me fondet.vetëm aktiviteti sportiv në Taragona me letra ka kushtuar 17 milionë lekë të vjetra,ndërsa në realitet shuma ka shkuar në 61 milionë lekë.I njejti abuzim edhe me bursat e kampionëve Olimpikë, të cilëve, u janë mbajtur tatime, edhe pse janë të përjashtuar ligjërisht.Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i KOKSH dhe Presidenti kanë kryer shpenzime personale në shumën e 19 mijë eurove, edhe pse e kanë të ndaluar dhe nuk kanë një kartë shpenzimesh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *