Stop – Solidariteti/ Stop, Firdeus e Futura Dent ndihmojne familjet ne nevoje! (24 prill 2020)

Në 8 prill lexuam në emision mesazhin e një nëne të një fëmije tetraplegjik, e cila kishte nevojë për një medikament të quajtur kepra.Ajo e merrte ilacin jashtë, por tani, që janë mbyllur kufijtë, nuk ka, se ku ta gjejë.I menjëhershëm qe reagimi i qytetarit Janaq Cingu nga Dervicani i Gjirokastrës, i cili solli medikamentin për një muaj, duke premtuar ta sigurojë sërish.Emisioni Stop dhe fondacioni Firdeus kanë ndihmuar 5 familje në nevojë në Elbasan.Ndërsa Futura Dent ka kontribuar me ndihma ushqimore për 5 familje në Durrës dhe 5 familje të tjera në Tiranë.

Të Fundit