Stop – Skandali i prokurorit, i pushon ceshtjen te denuarit me 20 vjet per vrasje! (14 janar 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Skandali i prokurorit, i pushon ceshtjen te denuarit me 20 vjet per vrasje! (14 janar 2019)


Erjon Topi, tregon në “Stop”, se në vitin ’97 i kanë vrarë të atin,i cili merrej me tregti. Klodian Hida e qëlloi në kokë të atin e Erjonit, duke e lënë të vdekur.Erjoni thotë, se cështja u ndoq nga xhaxhai, që ishte dëshmitar në vendngjarje, pasi vetë Erjoni ishte vetëm 9 vjec.Klodian Hida dënohet me 20 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së parë Elbasan. Klodiani apelon cështjen në Apelin e Durrësit, i cili le në fuqi vendimin e dënimit dhe kërkon prova të reja për 2 protagonistë të tjerë të ngjarjes. Në këtë moment, shfaqet prokurori Petref Asllani, i cili në mënyrë të paprecedentë pushon cështjen ndaj Klodian Hidës në 2 shtator 1999.Por Erjoni e ka mësuar vendimin vetëm para disa muajsh.Ai merr takim me prokurorin Asllani, i cili thotë, se ka të drejtë, pasi sot mendon, që Klodiani është fajtor, por në atë kohë nuk e mendonte këtë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *