Stop – Skandal/ Vetevritet ne qeli i akuzuari per vjedhje, qe kurohej per skizofreni! (24 mars 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Skandal/ Vetevritet ne qeli i akuzuari per vjedhje, qe kurohej per skizofreni! (24 mars 2020)

Në dhjetor 2019 Bilbil Hasani, akuzohet për një vjedhje ordinere në një prej autobusëve të linjës në Tiranë. Procedurat për këtë vepër penale fillimisht i ndoqi Komisariati nr. 4, konkretisht OPGJ Geranda Gjeta.Por ajo gjatë përgatitjes së akuzës, nuk e mori në konsideratë faktin, se Bilbil Hasani vuante nga crregullime mendore. Në këto raste personat procedohen me masë më të lehtë, ose shtrohen në spitalin e burgut.Në këtë mënyrë, Bilbili u vetëvra në ambientet e paraburgimit 313.Avokatja e caktuar kryesisht, Vjollca Pustina, konfirmon faktin, se OPGJ Geranda Gjeta ka qenë e informuar për diagnozën e skizofrenisë së Bilbilit dhe e ka paraqitur këtë fakt. Familjaret e Bilibil Hasanit pretendojnë, se arrestimi i tij ka qenë i kundraligjshëm, ndërsa bashkëshortja Mirjeta tregon, se ky fakt është bërë i ditur edhe mjekja, që ndiqte Bilbilin, Valentina Asabella. Në një komunikim me Stop, OPGJ Gjeta thotë, se nuk kishte dijeni për epikrizën e Bilbil Hasanit, por faktet e dokumentat tregojnë të kundërtën, që cdo gjë ka qenë në dosjen e tij.Por edhe gjykata e shkallës së parë, edhe ajo e Apelit e lanë Bilbilin në qeli.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *