Stop – Sjellin pajisje ne spitalin e Lacit e bllokohen ne dogane! (10 janar 2020)

Tërmeti i 26 nëntorit bëri, që aktivistët e Shoqatës “Liria” në Suedi, të ngarkonin 2 trajlera me ndihma në ushqime, veshmbathje, dhe mjete spitalore.Por Xhaferr Latifi, një anëtar i shoqatës thotë, se prej 5 ditësh janë bllokuar në Doganën e Vorës me ngarkesën e ndihmave për spitalin e Lacit. Nga Dogana e Morinës, i kanë transferuar këtu dhe një sasi ngarkese e tërhoqi spitali i Durrësit, ndërsa pjesa tjetër pret t’i shkojë spitalit të Lacit. Aranit Malaj tregon, se deri tani kanë djegur 3 bilet, pasi nuk munden të mbarojnë punë e të kthehen atje, ku jetojnë.Emisioni “Stop” ndërhyrn, për të kuptuar, ku qëndron problemi e për ta zgjidhur atë. Drejtori i Doganës Vorë, Skerdi Ramaj, shprehet, se pagesa nga Spitali i Lacit, nuk ka kaluar, pasi është bërë 4 herë gabim. Për këtë situatë vemë në dijeni Ministrinë e Shëndetësisë dhe vetëm pas komunikimit dhe ndërhyrjes së ministres Ogerta Manastirliu, situata u zhbllokua dhe pajisjet u morën në dorëzim nga spitali i traumës e më pas nga spitali i Lacit.

Të Fundit