Stop- Rroskovec/ Kërkon të përfundojë gjimnazin, por i kanë vjedhur amzën.(09.07.2019)

Leonard Tahiraj ka bërë 3 vjet gjimnaz në shkollën e mesme të bashkuar “Didin Bishani” në Kurjan të Roskovecit. Më pas ka emigruar dhe kur është kthyer, ka kërkuar të përfundojë gjimnazin me kohë të pjesshme. Në këtë moment, nga shkolla i thonë, që me numrin e amzës së tij, 267, është diplomuar dikush tjetër.Stop mori kontakt me drejtoreshën e shkollës, e cila në përgjigjen zyrtare, tha, se më këtë numër amze, është diplomuar shtetasi me iniciale E.S.Pas kësaj përgjigjeje, Leonard Tahiraj depozitoi një kërkesë, drejtuar prokurorisë, për të hetuar, se cfarë ka ndodhur me numrin e amzës së tij.

Të Fundit