Stop-Rezultonte i punesuar ne dy subjekte/Stop zgjidh pagen e luftes se kamarierit (10 Qershor 2020)

Më 22 prill të 2020-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e qytetarit Ardit Xhakja, i cili tregoi, se para pandemisë punonte si kamarier në Vibas Lunch Bar. Pas mbylljes së detyruar të aktivitetit, pronari i lokalit aplikoi për pagën e luftës, por emri i Arditit rezultonte i regjistruar në një subjekt tjetër “Bar caffe Panorama”, ku ai kishte punuar vetëm 20 ditë para 7 muajsh.Pronari i Bar Caffe Panorama Gjergj Topalli, tha, se bëhet fjalë për një gabim të ekonomistes dhe premtoi zgjidhjen e problemit. Pas ndërhyrjes së emisionit Stop, Ardit Xhakja rezulton përfitues i “Pagës së Luftës” në paketën e dytë.Ai falenderoi emisionin “Stop” për zgjidhjen e problemit.

Të Fundit