Stop – Rasti Kajmaku/Viktime e luftes brenda llojit ne PS, apo e drejtesise? (9 Qershor 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Rasti Kajmaku/Viktime e luftes brenda llojit ne PS, apo e drejtesise? (9 Qershor 2020)

Agim Kajmaku është tashmë një emër i njohur, për shkak se humbi mandatin e bashkisë së Vorës dhe u shpall në kërkim, nga problemet me ligjin e dekriminalizimit.Por “Stop” tregon, se më shumë sesa viktimë e drejtësisë, Kajmaku u bë kurban i luftës brenda llojit nga klanet në PS.Ish drejtoresha e Burimeve njerëzore në Bashkinë e Vorës tregon, se dy nënkryetarët e bashkisë Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri i bënin presion për shkarkime e spastrim të administratës dhe këtu nisi lufta e vërtetë mes Kajmakut dhe Belinda Ballukut e dy nënkryetarëve të mbështetur prej saj.Si për koicidencë në të njejtën kohë, në gusht 2019, Kajmaku përballet edhe me akuzat e PD-së për probleme me drejtësinë greke.Kjo pasoi edhe me urdhrin e arrestit për Agim Kajmakun nxjerrë prokurori Kol Hysenaj, me arsyetimin, se ai kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.Në fund duket se Kajmaku nuk ka paturprobleme me drejtësinë greke, por me klanet që e luftuan brenda PS-së.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *