Stop-Rast pedofilie në shkollën e Gjakovës, drejtoria arsimore fsheh ngjarjen.(20.02.2019) – Stop
KLIPET

Stop-Rast pedofilie në shkollën e Gjakovës, drejtoria arsimore fsheh ngjarjen.(20.02.2019)

Një tjetër histori pedofilie vjen nga sistemi arsimor i Kosovës.Drejtori i Inspektoriatit arsimor të Gjakovës tregon, se mbi 10 herë ka patur denoncime për shkollën 9 vjecare “Mazllem Këpuska”.Për mësuesin në fjalë ka patur ankesa nga prindër e nxënës, që në vitin 1998, por disa herë ai ka mundur të dalë i pafajshëm nga drejtoria rajonale arsimore.Shefi i policisë së Gjakovës thotë, se denoncimi ka ardhur për herë të parë në 23 dhjetor 2018 dhe më pak se një muaj më vonë, mësuesi është vënë në pranga.Por drejtoria rajonale arsimore, edhe pas denoncimit në polici,e mban në punë mësuesin duke e konsideruar të pafajshëm atë.Emisioni “Stop” për rastin flagrant iu drejtua edhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, për t’i kërkuar qëndrim lidhur me sjelljen e drejtorisë rajonale arsimore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *