Stop – Rama viktime e fake nwes/ Ahmetaj ky minister antikrize…! (20 mars 2020)

Kancelarja gjermane Merkel ka hyrë në vetëizolim, pasi mjeku i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kryeministri Rama nga Surreli, ku ndodhej në izolimin e fundjavës, ra viktimë e fakeneës. Ai publikoi videon e policisë alegjeriane, që ndiqte qytetarët, duke thënë se ishin policët spanjollë në ruajte të masave të izolimit. Por më pas Rama u detyrua të kërkonte ndjesë dhe të deklaronte, se ishte pre e një lajmi të rremë.Ministri i rindërtimit , i emëruar në detyrë pas tërmetit të 26 nëntorit, Arben Ahmetaj, është caktuar edhe ministër i menaxhimit të financave për situatën e koronavirusit. Në një intervistë për këtë detyrë, Ahmetaj gjeti dhe zgjidhjen e situatës, kur tha “Na ruajtë Zoti ne shqiptarëve, nëse shkojmë në skenarin D, se është një luftë përtej asaj që duket.Sindiata e shëndetësisë në vend, bën thirrje që të mbështeten mjekët dhe stafet mjeksore me pajisje të posacme mbrojtëse ndaj virusit të rrezikshëm covid 19.

Të Fundit