Stop – Protesta ne ZDF / skaner per Pajtime Fetahun! (08 janar 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Protesta ne ZDF / skaner per Pajtime Fetahun! (08 janar 2019)

Protesta e studentëve në Shqipëri dhe kushtet e tyre në konvikte kanë zënë vend në një kronikë të televizionit gjerman ZDF. Edhe sot studentët e vijuan protestën e tyra para kryeministrisë, madje hodhën edhe lëndë tymuese. Ata thonë, se janë të vendosur të mos kthehen në auditore, derisa t’u plotësohen të gjitha kërkesat.Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, nuk është një emër i panjohur për publikun. Edhe para se të publikohej videoja e korrupsionit në “Stop” rreth dy vjet më parë, emri i saj ishte lakuar disa herë.Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri e kishte futur Pajtime Fetahun në listën me 25 emrat problematikë të gjyqësorit, vendimet e të cilëve ishin të dyshimta. Po kështu ish-ministri Nasip Naco kishte kërkuar në KLD maë disiplinore për Fetahun. “Stop” bën një analizë të sjelljes së KLD-së për rastin e Pajtime Fetahut, që mori para për lirimin e një personi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *