Stop – Patos/Nuk merr pagesen e shtatzanise, Stop zgjidh problemin! (3 Korrik 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Patos/Nuk merr pagesen e shtatzanise, Stop zgjidh problemin! (3 Korrik 2020)

Jemi në qytetin e Patosit, pasi Ernalda Deliallisi, është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop për një problem me pagesën e lejes së lindjes pas muajit të 5-të të shtatzanisë.Ajo ka qenë punonjëse e fasonerisë “Tur Tekstil” dhe deri në muajin e 5-të i janë paguar raportet rregullisht. Por më pas nuk e ka marrë të plotë pagesën, edhe pse i ka dorëzuar raportet në rregull. Ernalda është interesuar pranë subjektit, ku punonte dhe i është thënë, se dokumentat janë dorëzuar në rregull, ndaj duhet të interesohet pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.Në këtë të fundit na u tha, se raporti i parafundit i zonjës është dorëzuar në datën 27.05.2020 dhe ka afat 30 ditë për ta dorëzuar pasardhësin. Ndërsa përsa i përket pagesave të tjera, pra shkurt, mars dhe prill arsyeja e vonesës ishte pandemia, ndaj shumë shpejt do të bëhen llogaritë dhe do të kalojnë pagesat e zonjës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *