Stop – Orikum, shkon te beje karten e identitetit, rezulton i vdekur ne 2011-en! (19 prill 2019)

Selim Hodo, një i moshuar mbi të 80-at nga Orikumi, tregon në “Stop”, se shkoi në gjendjen civile, për të aplikuar për një kartë të re identiteti.Por në atë moment përballet me njoftimin, se ai “kishte vdekur” që në vitin 2011.Selimi thotë, se rezultoi i vdekur edhe në zyrat e postës e polici.Në gjendjen civile në Orikum i thonë, se kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor, pasi data e vdekjes së Selimit është shënuar, në datën e vdekjes së bashkëshortes së tij.Në gjendjen civile të Vlorës shpjegojnë, se të dhënat e Selim Hodos do të cohen në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, ku do të përballen me informacionet në sistem e për pak ditë, do të marrë zgjidhje ky problem.

Të Fundit