Stop – Mekanizmi i Natasha Shehut, avokates se grabitjes se pronave! (20 shkurt 2020)

Ndalemi sërish në rastin e pronës së qytetarit Genci Doko. Pas 3 vjetësh, ai rimerr apartamentin, që ia kish përvetësuar Natasha Shehu me vetëgjyqësi.Genci Doko është vetëdeklarues në zyrat e Aluiznit dhe Natasha Shehu është pronare vetëm e truallit. Këtë fakt e përforcon edhe drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola.Por kjo nuk e ka penguar Natashën të marrë me forcë apartamentin.Mesa duket në dokumenta, Natasha është favorizuar nga gjyqtarja Enkeleda Doda dhe prokurori Ilir Hoxha. Tani fati i Natashës dhe bëmave të saj është në dorën e një tjetër prokurori, Lorenc Mërkuri, i cili ka një proces për hapur për Natasha Shehun.

Të Fundit