Stop- Lushnje, makina e policise aksidenton per vdekje 45 vjecarin, mbyllen hetimet. (04.04.2019)

Në rrugën nacionale Lushnje-Berat ka ndodhur një aksident. Një motocikletë u përplas me një makinë policie e si pasojë humbi jetën drejtuesi i motocikletës 45 vjecari Ilir Lulja.E veja e tij dhe i afërmi i tyre, Ilmi Kapedani tregojnë ngjarjen, që erdhi ngaqë makina e policisë hyri kundravajtje.Hetimi i prokurores së Lushnjes Natasha Prifti u bazua vetëm tek akt-ekspertimet, duke nxjerrë fajtor viktimën e duke mbyllur në këtë mënyrë cështjen.”Stop” sjell dy dëshmi, që provojnë, se fajin e kishte drejtuesi i makinës së policisë, gjë që u pranua në momentin e parë edhe nga vetë efektivët blu.

Të Fundit